Eurovision I Fshiu Foton, Ronela Hajati I La Të Gjithë Me Gojën Hapur Me Këtë Veshje

Ronela Hajati sot u paraqit në një konferencë për shtyp në Torino, ku rrëmbeu vëmendjen me veshjen e saj. Ronela kishte veshur një fustan të bardhë të gjerë, që i mbulonte gjithë trupin përveç duarve.

Në pjesën e supeve fustani ishte voluminoz teksa Ronela mbante dorashka të bardha të shkurtra. Në kokë mbante një aksesor ekstravagant. Veshjen e saj ajo e shoqëroi me shumë varse, vathë e byzylykë.

Veshja duket se ka qenë një kundërpërgjigje ndaj Eurovision që fshiu fotot e saj nga Instagram duke e konsideruar si provokuese.

E pyetur rreth veshjes nga gazetarët, Ronela tha: “Përpiqem të jem sa më familjare kështu që i mbulova të gjitha pjesët e trupit. Nuk vendosa maskë sepse duhet të flasë por po përpiqem të mbuloj çdo gjë”.

“Ky detaj i kokës është shumë i bukur dhe veshja është e lezetshme, kam dhe një shenjë nga buzëkuqi im këtu kështu që mos më filmoni”.

Një gjë kuptohet qartë dhe nuk e luan topi, kjo vajzë di të fitojë vëmendje dhe ia del gjithmonë. Problemi është se jo në të gjitha rastet është për mirë. Gjithsesi, suksese!

Eurovision I Fshiu Foton, Ronela Hajati I La Të Gjithë Me Gojën Hapur Me Këtë Veshje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *