Gazetari gjerman: Kosova u pavarësua nga Serbia

Gazetari gjerman, Michael Martens, i cili në fokus të raportimit ka Europën Juglindore, ka thënë se ndonëse Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, kjo e fundit ende po lufton që të pavarësohet nga Kosova.

“Kosova ka shpallë pavarësinë nga Serbia, por Serbia është ende duke luftuar për të fituar pavarësinë nga Kosova”, ka shkruar ai në Twitter.

Gjithashtu, gazetari i mediumit gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, duke iu referuar burimeve në Berlin, tha se kancelari gjerman Olaf Scholz mund ta vizitojë Serbinë më 8 apo 9 qershor dhe se temat që do të diskutohen do të jenë për energjinë, ekonominë dhe pozicionin e Serbisë karshi Rusisë, e të tjera.

Martens, në vitin 2002 ishte dërguar si korrespodent në Beograd, ndërsa tani mbulon Europën Juglindore.

Gazetari gjerman: Kosova u pavarësua nga Serbia | Kosova ime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *