Bota do përballet me një krizë të mprehtë ushqimore për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve, tha ministrja Gjermane e Ekonomisë Svenja Schulze për gazetën ‘Bild’ të shtunën, duke paralajmëruar për një zi buke që nuk është parë që nga Lu fta e Dytë Botërore. Ministrja ka cilësuar si shkaqet e saj pandeminë Covid-19 dhe operacionin e vazhdueshëm ushtarak të Rusisë në Ukrainë. “Situata është shumë dramatike.” – i tha ministrja tabloidit gjerman në një intervistë të së shtunës vonë, duke shtuar se, sipas Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, ‘më shumë se 300 milionë njerëz’ po vuajnë tashmë nga uria e mprehtë.
Vjen paralajmërimi i frikshëm: Ja çfarë rrezikon bota(Detaje) – Online (worldhitsnewz.com)