Një ligjvënëse italiane ka shpërthyer ndaj Bill Gates duke e cilësuar si një “vaksinë kriminale” dhe mjet globalist, gjatë një seance parlamentare.
Bill Gates dhe përpjekjet e tij të fundit për vaksinën anti-koronavirus kanë qenë në qendër të vëmendjes që flasin për motive të mundshme të këqija pas aktiviteteve të miliarderit. Madje javën e kaluar, një deputete italiane për Romën, Sara Cunial mbajti një fjalim rrallë dëgjuar raportojnë mediat ndërkombëtare.
Në fjalimin e saj, Cunial u bëri thirrje ligjvënësve të tjerë që të kundërshtojnë çdo plan për vaksinimin e detyrueshëm kundër Covid-19. “Përpjekje të tilla po shtyhen nga elitat e korruptuara”- pretendoi ajo, duke treguar gishtin tek Bill Gates si një nga fajtorët kryesorë të makinës së vaksinimit.
“Për dekada të tëra, Gates ka punuar në politikat e shpopullimit dhe planet e kontrollit diktatorial mbi politikën globale, duke synuar të marrë përparësinë në bujqësi, teknologji dhe energji.”-tha deputetja.
Duke qenë një aktiviste e mirënjohur kundër vaksinës, Cunial veçoi Gates si zuzar kryesisht për shkak të fushatave të vaksinimit që fondacioni i tij po kryen për vite me radhë në vendet më pak të zhvilluara. Por ndërsa akuzoi me guxim miliarderin për sterilizimin e miliona grave në Afrikë dhe paralizimin e qindra mijëra fëmijëve në Indi, ajo gjithashtu e vendosi theksin te OMGJ-të dhe teknologjisë 5G në komplotet e tij.
Politikania italiane kritikoi ashpër masat e bllokimit anti-koronivirus, që vendi i saj ishte ndër të parët që vendosi. Sipas Cunial, izolimi i shërben axhendës globale, ndërsa italianët i janë nënshtruar një “kërkimi të shenjtë të shkencës së rreme”.
“Janë fëmijët tanë ata që do të humbasin më shumë. Ata janë shpirtra të dhunuar”,-tha Cunial.
Kur hecklers u përpoqën ta ndërpresin atë, kreu i dhomës tha që të vazhdojë sepse në një “parlament të lirë secili ka të drejtë të shprehë mendimin e tij”-tha ai.
Pasi u lejua të përfundojë fjalimin e saj, Cunial shtoi kërkesat edhe më tej, duke iu lutur kryeministrit italian të nxirrte Gates përpara drejtësisë ndërkombëtare, përveç nëse natyrisht “Giuseppe Conte është vetë pjesë e komplotit global të shtetit të thellë.”-theksoi ajo.
“Herën tjetër që do merrni një telefonatë nga filantropi Bill Gates, dërgojeni drejt në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit.”-deklaroi ajo.
Burimi-https://fjala.al/2020/05/18/vaksina-kunder-covid-19-qeveria-italiane-kerkon-arrestimin-e-bill-gates-video/?fbclid=IwAR1ysjNcWSsQpPHu_U9oMl9NLatK5vFCSREBNeNHc0WJSLtO557QR7mJOS0
Ky lajm cilësohet si lajm i rremë për shkak që titulli i lajmit nuk është i vërtetë, e kjo bazuar mbi faktin se nuk është e tërë qeveria ajo që kërkon arrestimin e Bill Gates por vetëm një nga deputetet e qeverisë italiane.