Vaksina e “Moderna”-s tregon rezultate premtuese te të moshuarit

Vaksina e “Moderna”-s tregon rezultate premtuese te të moshuarit

Vaksina potenciale e “Moderna”-s kundër koronavirusit ka treguar rezultate premtuese te të moshuarit, në fazën e parë të testimeve, ka bërë të ditur kompania amerikane të mërkurën.Kompania është një nga kandidatet kryesore në garën për të zhvilluar vaksinën ndaj virusit që ka marrë jetën e më shumë se 820 mijë njerëzve në botë. Vaksina e saj, “mRNA-1273”, është në fazat e fundit të testimeve për të dëshmuar se parandalon me sukses infektimin.

Kompania tani ka njoftuar se ka testuar vaksinën në dhjetë të rritur mes moshave 56 dhe 70-vjeçare dhe te dhjetë të tjerë më të moshuar se 71-vjeç. Secili prej pjesëmarrësve ka marrë nga dy doza prej 100 mikrogramëve në 28 ditë dallim.

Te vullnetarët janë prodhuar antitrupa neutralizues, të cilët hulumtuesit besojnë se janë të domosdoshëm për të zhvilluar imunitetin kundër virusit. “Moderna” ka thënë se në rezultatet e veta ka parë se janë prodhuar më shumë antitrupa se që ishin prodhuar te personat të cilët tashmë kanë tejkaluar COVID-19.

Kjo kompani po ashtu ka thënë se përgjigja imunitare te të moshuarit ishte e ngjashme sikur ajo te të rinjtë.

Ajo nuk i ka publikuar gjetjet e saj.

Ekspertët shëndetësorë kanë shfaqur shqetësime nëse vaksina ndaj COVID-19 do të funksionojë te të moshuarit, te të cilët sistemi imunitar zakonisht nuk përgjigjet fuqishëm ndaj vaksinave.

Kompania në fazën e fundit deri tash ka testuar 13 mijë vullnetarë.
Burimi: https://www.koha.net/lifestyle/234841/vaksina-e-moderna-s-tregon-rezultate-premtuese-te-te-moshuarit/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *