
Ish presidenti amerikan, Donald Trump thotë se Rusia është padronja e Gjermanisë për shkak të gazsjellësit Nord Stream 2. Si president, Trump vendosi sanksione mbi ndërtimin e gazsjellësit, që më pas administrata Biden i hoqi.
Naftësjellësi është përmendur shumë këto kohë, në mesin e frikës në rritje për një pushtim rus të Ukrainës. Ish presidenti Donald Trump thotë se Rusia kontrollon gjermaninë për shkak të varësisë së saj nga gazi rus dhe thotë se kriza Rusi-Ukrainë është një problem evropian.
“Evropa duhet të përfshihet totalisht”, tha Trump të shtunën ndërsa fliste për frikën e mundshme të një pushtimi rus të Ukrainës. “Gjermania bëri një marrëveshje me rusinë për gazsjellësin, dhe Nord Stream është një katastrofë”, tha Trump duke iu referuar një tubacioni të nënujshëm që lidh rusinë me gjermaninë. HAP REK LAMEN ME POSHTE PER TE VAZDHUAR
“Dhe unë jam ai që e zbulova këtë. Askush nuk dinte asgjë. Unë flisja gjithnjë për këtë dhe ata thonin-ai është i dobët para rusisë. Putin do të thoshte-po më vret me këtë gazsjellës….por unë u ndalova, nuk munda ta coja deri në fund përpjekjen time”. Gazsjellësi Nord Stream 2 do të dyfishonte rrjedhën e gazit direkt nga rusia në gjermani, duke anashkaluar trajektoren tipike të tranzitit përmes ukrainës.
Ndaj ai u prit me kritika në evropë dhe SHBA pasi e bën evropën të varur në mënyrë të rrezikshme nga rusia. Gazsjellësi 11 miliardë dollarësh përfundoi në shtator, por nuk ka hyrë ende në funksion pasi pret certifikimin gjerman. E ndërsa tensionet janë shtuar pas grumbullimit të trupave ruse në kufirin me ukrainën, SHBA dhe GJermania kanë kërcënuar se do të ndalojnë hapjen e gazsjellësit në rast përshkallëzimi.
Trump ndërkohë ka kritikuar administratën Biden duke thënë se ia ka cuar ajo në mendje Putinit pushtimin e Ukrainës. “Unë mendoj se pak javë më parë, ai nuk kishte ndër mend ta bëjë këtë. Tani ai shikon rrugë të hapur para vetes sepse ka përballë njerëz budallenj”, thotë Trump. HAP REK LAMEN ME POSHTE PER TE VAZDHUAR
Trump dridh botën me deklaratën: “Gjermania është pronë e Putinit, ‘Ukrainë-Rusi, problem evropian’”