“Soset” durimi Amerikan ndaj BE-së për cështjen e Kosovës / “Kosova në NATO menjëherë,Ukraina po digjet e Lajcaku po flet për targa”


Anëtar i lartë në Fondacionin Jamestown në Uashington, Janusz Bugajski ka thënë se është koha që Kosova dhe Bosnja e Hercegovina të hyjnë në NATO. Këtë koment e bëri përmes një reagimi në shkrimin e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak në Twitter, ku ky i fundit njoftoi se ekspertët e Bashkimit Evropian kanë asistuar delegacionet nga Kosova dhe Serbia për ta gjetur mirëkuptimin çështjen e targave.

Ndërsa Bugajski i ka replikuar atij duke thënë se negocimi për targa derisa Ukraina po digjet dhe regjimet ruse e serbe po e destabolizojnë Evropën duhet të jetë një shaka. “Kjo duhet të jetë një shaka. Ukraina po digjet, regjimet ruse dhe serbe po destabilizojnë Evropën dhe BE-ja po negocion targat? Është koha që Kosova dhe Bosnja të hyjnë në NATO”, shkroi Bugajski.

 

https://factenews.com/2022/04/soset-durimi-amerikan-ndaj-be-se-per-ceshtjen-e-kosoves-kosova-ne-nato-menjehereukraina-po-digjet-e-lajcaku-po-flet-per-targa/?fbclid=IwAR13Y5XO5vvjU6yXgoT64RYjAUfrjT3T5bl5E25mpokqFA0B_K5mxqjO_gM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *