Shoku i Grenellit: Pse takimi i Kurtit me Ted Cruzin na e bëri lëmsh kokën?

<b></b> Shoku i Grenellit: Pse takimi i Kurtit me Ted Cruzin na e bëri lëmsh kokën?

 

Albin Kurti në vizitën e tij të gjatë në Amerikë është takuar me një prej republikanëve më problematik për të majtën. Çka nënkupton kjo?

Është e ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk kishte simpati për administratën e Donald J. Trump dhe për kampin Republikan në politikën amerikane

Në veçanti, ai kishte pasur probleme të shumta me ish të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun, z. Richard Grenell. Problemet e tij me Grenellin, Kurti i kishte shfaqur haptas duke e quajtur edhe “kauboj financiar”.

Për më tepër, Kurti e kishte mbështetur haptas në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020, kandidadin demokrat Joe Biden ndërkohë që po haptas ishte shprehur se nuk do ta respektonte marrëveshjen e Washingtonit të 4 shtatorit që ishte përgatitur nga administrata Trump dhe Richard Grenell.

Ku është Ted Cruzi në këtë mes?

Senatori 51 vjeçar nga Teksasi konsiderohet gjerësisht si një prej republikanëve më të urryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëse Grenellin Kurti mund ta quante “kauboj financiar”, atëherë Cruzin do të mund ta quante “kauboj”. Thjesht “kauboj”, pa mbiemër.

<b></b> JAVA: Ngjarjet më të rëndësishme të këtyre shtatë ditëve që s’bën t’i humbisni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *