Rusia po e tradhton Serbinë: Ky është plani rus për njohjen e Kosovës shtet

 


Këshilli për Çështje Ndërkombëtare të Rusisë (RIAC) propozon të pranohet situata faktike në terren për Kosovën, Krlmenë dhe Donbasin (Donetsk dhe Luhansk). E gjithë Evropa po i vuan pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë, por Serbia mund t’i ketë ato edhe në rast të përfundimit të saj. Këshilli për Çështje Ndërkombëtare të Rusisë (RIAC) publikoi një tekst analitik në muajin shkurt që përshkruan një plan me katër elementë për të zgjidhur krizën e Ukrainës. E treta drejtpërsëdrejti i referohet Serbisë dhe thotë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë dhe as që do të jetë kurrë.

Sipas mediave serbe, kjo analizë strategjike e Rusisë duhet marrë seriozisht, pasi që është e qartë nga fakti se RIAC është një organ këshillues i Kremlinit, i krijuar në vitin 2010 me një dekret të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Në krye të kësaj organizate është Igor Ivanov, ish-shefi i diplomacisë dhe eminenca gri e Kremlinit, dhe në bordin e udhëhequr nga RIAC, anëtar i spikatur është Dmitry Peskov, zëdhënësi i Putinit.

Analiza e RIAC merret me zgjidhjen e konflikteve të ngrira në botë dhe ato në të cilat ekziston elementi i separatizmit duhet të zgjidhen në atë mënyrë që të njihet praktikisht situata faktike në terren. Konfll ktet e vazhdueshme dhe të ngrira në ish-Bashkimin Sovjetik dhe në Ballkan, duke përfshirë Krimenë, Kosovën dhe Donbasin, përfshijnë të gjitha separatizmin e një lloji. Gjithçka duhet të zgjidhet mbi bazën e një forme të demokracisë lokale, do të thotë pikënisja është të përcaktohet vullneti i popullit në rajonet separatiste me votim, pas së cilës është e nevojshme të arrihet marrëveshje teknike për rregullimin e çështjeve që do të lindin domosdoshmërisht nga çdo shkëputje paqësore e shteteve – thuhet në tekst, transmeton Demokracia.com.

Rusia po e tradhton Serbinë: Ky është plani rus për njohjen e Kosovës shtet – FACTENEWS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *