Rikthehet “fantazma”,Tmerri i serbeve Tony Blair: NATO të mos e përjashtojë ndërhyrjen në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës

 

 

 

 

-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, i cili ka një përvojë të konsiderueshme në ndërtimin e një aleance ndërkombëtare për të kundërshtuar një diktator, ka publikuar një ese të gjatë të tij rreth luftës në UkrainëPjesa më e madhe e analizave të tij dhe ajo që ai rekomandon, përputhet me atë që Boris Johnson ka thënë. Por të paktën dy nga argumentet e tij sfidojnë konsensusin aktual të kryeministrit për luftën.

Blair thotë se është gabim që NATO të jetë po aq specifike sa ka qenë për mospërfshirjen në luftë.“Unë e kuptoj dhe pranoj se nuk ka mbështetje politike për ndonjë angazhim të drejtpërdrejtë ushtarak nga NATO-ja në Rusi. Por ne duhet ta dimë se çfarë po bën Putin. Ai po përdor hezitimin tonë për të mos provokuar përshkallëzim, krahas vullnetit të tij për të përshkallëzuar situatën kundër nesh. Kur ai kërcënon NATO-n, madje duke nxitur frikën e konfliktit bërthamor, në ndjekje të përpjekjes së tij për të rrëzuar me forcë presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike të një kombi paqësor dhe për të bërë luftë kundër popullit të tij, ka diçka të papajtueshme në mënyrën se si e kemi siguruar se ne nuk do të reagojmë me forcë”, ka shkruar Blair.
Rikthehet “fantazma”,Tmerri i serbeve Tony Blair: NATO të mos e përjashtojë ndërhyrjen në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës – Online (news426media.com)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *