Putin po i numron ditet e fundit/ Ekonomia Ruse ne kolaps?! Rusia dështon të paguajë këstin e borxhit, SHBA-të i bllokojnë fondet

 

Putin po i numron ditet e fundit/ Ekonomia Ruse ne kolaps?! Rusia dështon të paguajë këstin e borxhit, SHBA-të i bllokojnë fondet

Sipas firmës S&P Global, që bën vlerësimin dhe vëzhgon aftësinë e qeverive dhe bizneseve të mëdha në mbarë botën për të paguar borxhet, qeveria ruse nuk arriti dot të paguajë këstin e kredisë për herë të parë në më shumë se një shekull.

Kësti prej 649 milionë dollarësh, duhej të paguhej në dollarë, por qeveria ruse e pagoi atë në rubla, pasi rezervat e saj në dollarë janë bllokuar në bankat e huaja.
Dështimi i Rusisë për të bërë pagesat ndaj kredidhënësve ishte rezultat i sanksioneve që janë vendosur për të ndëshkuar qeverinë për sulmin ndaj Ukrainës. Javën e kaluar, në ditën kur duhet të bëhej pagesa, Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se do të shtrëngonte kufizimet mbi aktivitetet e rezervave valutore të Rusisë të mbajtura në bankat amerikane.

Pavarësisht sanksioneve të vendosura pas 24 shkurtit, kur Rusia filloi sulmin bankat amerikane ishin lejuar të kryenin disa pagesa të qeverisë ruse, duke përfshirë ato për zotëruesit e bonove.
Si rezultat i ndryshimit të pozicionit të Thesarit, JPMorgan Chase, banka ku Rusia mban depozita të mëdha në dollarë amerikanë, nuk ishte në gjendje të bënte pagesën e duhur më 4 prill.
Pas vendimit të SHBA-së, Rusia mund t’i kishte paguar huadhënësit me valutat e mbajtura nga banka qendrore e vendit. Por në të njëjtën ditë, Rusia transferoi, atë që tha se ishte një shumë ekuivalente në rubla ruse, në llogaritë e e kreditorëve nga “vendet jo miqësore” dhe deklaroi se pagesat ishin bërë plotësisht.

Putin po i numron ditet e fundit/ Ekonomia Ruse ne kolaps?! Rusia dështon të paguajë këstin e borxhit, SHBA-të i bllokojnë fondet – Online (news426media.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *