Parlamenti Evropian I Jep Goditje Të Rëndë Serbisë

Visual search query image

 

 

Parlamenti Evropian (PE) shpreh keqardhjen e tij për faktin se Serbia nuk respektoi sanksionet e Bashkimit Evropian (BE) pas pushtimit rus të Ukrainës, thuhet në draft-rezolutën që do të miratohet ditëve apo javëve në viji.

Draft-rezoluta, të cilën Radio Evropa e Lirë e ka siguruar të mërkurën, u bën thirrje autoriteteve të sapozgjedhura të Serbisë “të tregojnë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të BE-së dhe të përafrohen me vendimet dhe pozicionet e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë”.

Në tekstin e draftit thuhet se përfaqësuesit evropianë janë “thellësisht të shqetësuar” për përhapjen e dezinformatave për agresionin rus kundër Ukrainës.

Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se janë shtuar presionet nga Perëndimi për të dalë kundër Rusisë. Sipas tij, “do të ishte katastrofike për marrëdhëniet mes dy shteteve nëse do t’i viheshin sanksione Rusisë”.

Parlamenti Evropian i jep goditje të rëndë Serbisë – Online (active24news.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *