Me hunj në duar”/ Nikoll Lesi e zbulon: Më 8 janar rrethohet selia e PD dhe…
Nikollë Lesi ka bërë një parashikim për 8 Janarin teksa shkruan se Lulzim Basha ka sinjalizuar ambasadat për zhvillimet e fundit dhe ka kërkuar mbrojtje.
Lesi ka parashikuar se përplasja Basha-Berisha do të jetë e dhunshme duke thënë se “mes tyre do të kërcasë druri” kur të flitet për marrjen e selisë.
“Me 8 janar ka protestë të thërritur nga ish-kryeministri Berisha. Protesta do të jetë para kryeministrisë kundër Edi Ramës. Por në këtë ditë do të synohet edhe marrja e zyrave te PD-së të cilat i mban Lulzim Basha”, shkruan Lesi.