Lufta me koronavirusin në Shqipëri/ Mjeku i njohur jep lajmin e mirë që po e prisnim të gjithë

Radiologu Renato Osmënaj është optimist se jemi në fundin e pandemisë. Ai përjashton edhe një valë të dytë në vjeshtë . Ai thotë se virusi është mbivlerësuar më shumë se duhet.

“Jam optimist se pavarësisht karantinës së zgjatur që kaloi vendi jemi diku në bishtin e epidemisë. Shifra 153 edhe pse mund t’ju duket e lartë është në ulje sepse po llogariten dhe testimet në spitalet private.Ka ulje edhe të të sëmurëve rëndë.

Është përzierje e fundit të valës së dytë me bishtin, vala e parë ka qenë java e fundit të janarit me 5600 të sëmurë në ditë. Në mars ishte vala e dytë, u ndërpre nga karantina thikë. Tani është bishti i përzierë me fundin e valës së dytë. Jemi shumë afër arritjes së imunitetit të tufës, po ecim paralel me Bergamon.

I keni dhënë gradat e një Gjenerali një Kapteri, COVID 19 është një sëmundje virale. Kemi ngritur duart shpesh herë pa arsye përballë tij. Një mirëmenaxhim i situatës nga strukturat epidemiologjike dhe sistemi shëndetësor do të bënin që kjo copëz e mbetur e kësaj pandemie dhe në Shqipëri të kalohej lehtë”, tha ai për Ora News.

 

Burimi: https://sot.com.al/aktualitet/lufta-me-koronavirusin-ne-shqiperi-mjeku-i-njohur-jep-lajmin-e-mire-q

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *