Në “Kosovare” ka nisur “VIP Tarot” dhe personazhi i parë të cilës i janë lexuar letrat tarot nga Velsa Dragusha, është këngëtarja Leonora Jakupi.
Në pjesën kur i lexohen artistes letrat e dashurisë, i bie imazhi i mbretëreshës që sipas Velsës do të thotë se Leonora do të bëjë një ndryshim në fizikun e saj, apo do të mbetet edhe shtatzënë, ajo tha se letrat tregojnë se Jakupi ka pasur edhe disa probleme së fundi në lidhjen e saj.
Velsa shtoi tutje se nga ajo që sheh në letra Leonora nga dashuria që ka fokusi i saj do të jetë tek vetja dhe tek një fëmijë.
Siç dihet këngëtarja me prejardhje nga Skenderaj, nuk ka treguar asnjëherë detaje për jetën e saj private por duke mos e mohuar se është në lidhje, por, si qëndron e vërteta e Leonorës dhe nga ajo që thonë letrat mbetet të shihet deri në konfirmimin e vet asaj./Kosovarja/
Leonora Jakupi së shpejti nënë (infokosova.net)