Jasmin Kadriu është ish konkurrentja e programit të dashurisë “Për’puthen”, e cila morri vëmendje për marrëdhënien me ish konkurrentin nga Kosova, Andi Artanin, gjatë edicionit të dytë.
Edhe pse është tërhequr dhe për disa muaj nuk ka qenë e përfolur, së fundi ajo është parë në krahët e këngëtarit shqiptar, shkruan lajmi.net.
Ajo është parë në krahët e këngëtarit të njohur shqiptar, Ardian Bujupi.
Bujupi ka publikuar një video ku shihet së bashku me Jasminën, teksa janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Kështu kanë bërë që ndjekësit të mendojnë se mos ka lindur diçka mes tyre.
“U tranova”, ka shkruar këngëtari ku edhe e ka etiketuar ish konkurrenten.
Nuk dihet nëse dyshja janë duke bashkëpunuar për ndonjë projekt së bashku apo mes tyre vërtetë po ndodhë diçka.
Jasmina e ‘Për’puthen’ në krahët e Ardian Bujupit, çfarë po ndodhë mes tyre?