Ilaçi Remdesivir, kura që mund ta shpëtojë planetin nga koronavirusi, po jep rezultate të mahnitshme tek të infektuarit

Në një spital të Chicagos, pacientët me Covid-19 po reagojnë pozitivisht në mënyrë masive ndaj Remdesivir.
GJERMANI– Ilaçi Remdesivir nga kompania farmaceutike në Kaliforni Gilead Sciences është një nga ilaçet që po jep shprese në të gjithë botën pas efekteve që ka dhënë ndaj Covid-19. Sipas Bild, kjo është një shpresë për mbi dy milion njerëz me infeksion të koronës në të gjithë botën.

Në një spital të Chicagos, pacientët me Covid-19 po reagojnë pozitivisht në mënyrë masive ndaj Remdesivir.

Sipas një raporti nga portali shëndetësor amerikan “STAT”, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje u ulën, pothuajse të gjithë pacientët u përmirësuan brenda më pak se një javë. Ilaçi Remdesivir mund të jetë ilaçi i parë i aprovuar për virusin e Covid-19.

Koronavirusi është ende një kërcënim për globin. Çdo ditë rritet numri i viktimave dhe deri më tani në të gjithë botën kanë humbur jetën 146,872 persona dhe rezultojnë të infektuar 2,183,877 të tjerë. Ndërkohë, betejën me COVID-19 e kanë fituar 552,771 qytetarët.

Vendi më i prekur në botë është Amerika. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 34,641 persona dhe janë prekur nga COVID-19 678,210 qytetarë. Por virusi është ‘rizgjuar’ në Kinë. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet janë konfirmuar 351 raste të reja dhe kanë humbur jetën 1.290 persona. Numri total i viktimave në Kinë ka shkuar në  4,632.

Burimi: https://dosja.al/ilaci-remdesivir-kura-qe-mund-ta-shpetoje-planetin-nga-koronavirusi-po-jep-rezultate-te-mahnitshme-tek-te-infektuarit/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *