Monika Kryemadhi na ka befasuar të gjithë me emrin që propozon për president. Kryetarja e LSI-së tha se nëse do të kishte 28 firma ajo do të propozonte një kandidat socialist për president, pikërisht Pandeli Majkon.
“Sa i përket zgjedhjes së presidentit, nëse mazhoranca ka pasur dëshirë që të lejonte opozitë ta zgjidhte le të pranonte një kandidat mbi palët. Po të kisha unë 28 firma, unë do të propozoja një kandidat socialist.
Unë do të propozoja Pandeli Majkon i cili nuk mund të bëhet ushtar i Edi Ramës”, tha Monika.