Gazetari Milaim Zeka u shpreh se në Shqipëri nuk funksionon sistemi i drejtësisë pasi sipas tij shumë politikanë duhet të ishin në burg.
Ai përmendi emrin e Metës dhe Berishës të cilët kanë shkëmbyer akuza të rënda pë njëri-tjetrin.

“Nëse ky vend do të ishte demokratik dhe do të funksiononte sistemi prokurorial shumë politikanë do të përfundonin në burg. Secili prej tyre do bënte 10 ose 15 vjet burg vetëm duke thirrur dëshmitarë në seanca gjyqësore kundërshtarët e tyre politikë.
Shikoni se çfarë ka thënë Berisha për Metën apo Meta për Berishën. Edi Rama për të gjithë bashkë. Të gjithë kanë folur për krime dhe jo për nuanca e për dallime politike”, tha Milaim Zeka.