I pari e nisi Memli Krasniqi. Pas kryetarit të partisë më të madhe opozitare, PDK-së, për vizitë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, me ftesë të tij i shkoi edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Turin e vizitave në Shqipëri të opozitarëve kosovarë e përmbylli Ramush Haradinaj.Kreu i AAK-së dhe kryeministri Rama kaluan hidhërimet dhe ia shtrinë dorën njëri-tjetrit.Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn, kryeministri shqiptar i takoi brenda më pak se një muaji.LEXO ME TEPER DUKE E HAP REK IAMEN ME POSHTE
E, sipas pjesëmarrësve në këto takime aty është diskutuar rreth rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.Mirëpo, në Kosovë njohës të zhvillimeve politike vlerësojnë se prapa këtyre takimeve mund të fshihet diçka tjetër.Artan Muhaxhiri përmend rolin që Rama mund të ketë për të ndryshuar përbërjen e Qeverisë së Kosovës, e cila udhëhiqet nga Albin Kurti, me të cilin Rama nuk ka raporte të mira.LEXO ME TEPER DUKE E HAP REK IAMEN ME POSHTE
“Nëse z. Rama merr kërkesa nga aleatët tanë ndërkombëtarë për ndonjë ide e cila sipas tyre gjithsesi që do të duhej të ishte më e dobishme për Kosovën posaçërisht sa i përket avancimit të agjendës evropiane sepse shihet që ajo është bllokuar totalisht, atëherë natyrisht se ai mund t’ia japë të drejtën vetes që të kontribuojë në ndonjë ndryshim…Gjithsesi, ndryshim në Qeveri dhe ndryshim në rrugën evropiane të Kosovës”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Artan Muhaxhiri.LEXO ME TEPER DUKE E HAP REK IAMEN ME POSHTE