“Elita ruse kërkon të rrëzojë Putin”!! Inteligjenca ukrainase zbulon skenarin: Mënyrat si mund të largohet nga pushteti

 

Inteligjenca ukrainase ka bërë të ditur sot një skenar të mundshëm të rrëzimit të kreut të Kremlinit, Vladimir Putin nga elita e tij ruse.

Sipas Shërbimit në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, një grup personalitetesh të fuqishme ruse nga biznesi dhe elita politike e vendit tashmë ka filluar të zhvillohet në Rusi, i cili synon të largojë Putinin “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe të rivendosë ekonominë dhe lidhjet me Perëndimin, të cilat u shkatërruan nga sanksionet e vendosura nga pushtimi i Ukrainës.

Sipas Shërbimit të Ukrainës, sa i përket mënyrave sesi mund të “rrëzohet” Putini nga pushteti, nuk mund të përjashtohet një “aksident”, “sëmundje e papritur”, apo “helmim”.

Në të njëjtën kohë, Shërbimi Informativ i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës deklaroi se “Rusët po dërgojnë një grup të ri terroristësh mercenarë, me qëllim eliminimin e udhëheqjes së vendit”.

Raporti thoshte se një grup i krijuar nga miku i ngushtë i Putinit dhe pronari i grupit të zgjedhur të Wagner-it, Yevgeny Prigogine, kishte filluar të mbërrinte në Ukrainë për të “ekzekutuar” Zelenskyn, kreun e administratës presidenciale, Andrei Germak dhe kryeministrin Dennis Smihal.

“Elita ruse kërkon të rrëzojë Putin”!! Inteligjenca ukrainase zbulon skenarin: Mënyrat si mund të largohet nga pushteti – Online (aktivitetisot.online)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *