

Këngëtarja Aurela Gaçe ka treguar nëpërmjet një statusi në Instastory se kur del në lagje, jo gjithmonë është e veshur bukur apo me make up në fytyrë dhe se shpesh ndodh që ta shohin edhe me qeset e pazarit në dorë.Aurela ka treguar se banorët e lagjes së saj prej dhjetë vitesh janë mësuar me të, por ka nga ata që vijnë nga vende të tjera për të pirë një kafe dhe bëjnë reagime nga më të ndryshmet kur nuk e shohin këngëtaren në të jëjtën gjendje që janë mësuar ta shohin në televizion.