Ekspertët e shëndetit thonë se koronavirusi i ri pëson mutacione në mënyrë më të ngadaltë sesa viruse të tjera, si për shembull virusi i gripit.
Në një artikull të Daily Mail, thuhet se sipas ekspertëve, virusi tashmë ka pësuar mutacion 10 herë, duke e bërë pak më të largët shpikjen e një vaksine pasi flitet që virusi mund të pësojë deri në 105 mutacione, edhe pse këto mutacione nuk ndryshojnë shumë nga virusi original që shpërtheu fillimisht në Ëuhan të Kinës.
Duke parë këtë situatë, ekspertët thonë se do duhen më shumë se një vit për të krijuar vaksinën që godet virusin original bashkë me mutacionet që pëson.
Virusi i ri i njohur edhe si SARS-CoV-2 është një virus që ARN-në materialin e tij gjenetik. Këto viruse hyjnë në qelizë përmes një receptori që gjendet në sipërfaqe, dhe më pas bëjnë qindra kopje të vetvetes duke u injektuar në qelizat në të gjithë trupin.
Viruset e ARN-së, siç është gripi, shpesh pësojnë mutacion, ndryshe nga viruset e ADN-së, të cilat përfshijnë herpes dhe linë e dhenve.
Për shembull, virusi i gripit pëson mutacion çdo vit, dhe kjo është arsyeja pse studiuesit duhet të zhvillojnë vaksina për të na mbrojtur nga llojet më të avancuara të viruseve të tilla. Flitet se janë të paktën tetë lloje mutacionesh të koronavirusit që po qarkullojnë në botë, të ndara në tre kategori, A, B dhe C.
Virusi po pëson mutacion shumë ngadalë. Kjo do të thotë që mutacionet që goditën Evropën dhe SHBA nuk janë të ndryshme nga virusi që u shfaq për herë të parë në Ëuhan, dhe as nuk janë më infektive ose më fatale.
John Rose, një shkencëtar i vjetër kërkimor në departamentin e patologjisë në Yale Medicine thotë se fakti që virusi me mutacion nuk ka ndryshim të madh nga origjinali do bëjë që të ketë një lloj vaksine efektive për të gjitha mutacionet, edhe pse duhet pak më shumë kohë të prodhohet.
Deri sa të krijohet vaksina, ekspertët e shëndetit shpresojnë se me kalimin e kohës të kemi atë që njihet si imuniteti i popullatës. Kjo ndodh kur pjesa më e madhe e një populli- midis 80 dhe 95 përqind bëhet imun, kështu që, nëse virusi hyn sërish nuk do jetë në gjendje të përhapet. Edhe nëse antitrupat kundër virusit zhduken gjatë dekadës së ardhshme, ekspertët thonë se trupat tanë do të memorizojnë dhe do e luftojnë infeksionin.
Burimi: https://tiranapost.al/lajme-nga-bota/covid-19-peson-mutacion-me-ngadale-se-virusi-i-gripit-fare-do-te-