Shkencëtari i njohur habit me deklaratën: “Koronavirusi është artificial, kolegët në Wuhan s’ma hapin telefonin”
Tasuku Honjo është një profesor i Fiziologjisë nga Japonia. Ai ka thënë së fundmi se koronavirusi nuk është një virus i natyrshëm.
Sipas profesorit nëse do ishte i tillë, nuk do ndikonte negativisht në gjithë botën. Profesori ka shtuar se nëse koronavirusi do kishte origjinë natyrore, atëherë ai do ndikonte në mënyrë negative tek vendet me temperaturë të njëjtë si Kina përshembull.
Profesori ka shtuar se ka bërë 40 vite kërkime mbi kafshët dhe viruset, ndaj ka thënë se del në përfundimin që virusi është artifical. Po ashtu, ai ka deklaruar se për 4 vite ka punuar në laboratorin e Wuhan në Kinë, ku edhe e njeh stafin e mjekëve.
“Unë i kam telefonuar të gjithë ata, pas përhapjes së koronavirusit por, të gjithë telefonat e tyre janë të mbyllur këto 3 muajt e fundit. Tani është kuptuar se të gjithë këta teknikë laboratori kanë vdekur. Bazuar në të gjitha njohuritë dhe hulumtimet e mia deri më sot, unë mund ta them me 100% besim se koronavirusi nuk është i natyrshëm. Nuk ka ardhur nga lakuriqët, Kina e ka prodhuar atë”, ka thënë profesori.
Ai ka shkuar deri aty sa kërkuar tërheqjen e çmimit të tij Nobel nga qeveria nëse deklarata e tij del e rreme. Në vitin 2018, Tasuku fitoi çmimin Nobel në fiziologji për punën që bëri në terapitë e kancerit.
Burimi:https://www.flashnews.al/shkencetari-i-njohur-habit-me-deklaraten-koronavirusi-eshte-artificial-koleget-ne-wuhan-sma-hapin-telefonin/