Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka folur për të arriturat e Qeverisë Kurti gjatë mandatit të parë qeverisës.
Ajo ka thënë se viti i parë është karakterizuar me rritjen e ekonomisë dhe sukses në rend e ligj.
“Nesër bëhet një vit që prej ne kemi marr mandatin.
Ka qenë një vit dinamik që u karakterizua me efektet e pandemisë.
Vit që ka shënuar progres në rritjen ekonomike, vit i cili ka hap mundësi të reja për vitin që jemi dhe që vjen.
Ka pasur një mori të agjencive që ka pasur pa borde.
Në aspektin legjislativ, 109 projektligje i janë proceduar kuvendit për miratim”, ka thënë Kusari-Lila.
Shefja e deputetëve të LVV-së foli edhe për iniciativën e PDK-së për tërheqjen e parave nga Trusti, ku tha se nuk do ta mbështesin.
“Jo nuk e ka mbështetjen tonë dhe nuk do ta ketë.
Sepse vetë koncepti i Trustit ka të bëjë me ruajtjen e një mirëqenie të qytetarëve pas moshës 65 vjeçare.
Na mbetet të diskutojmë me opozitën për modalitete tjera të ndihmës për qytetarët”, tha ajo. /Telegrafi/
Zyrtare: Partia ne pushtet vendos perfundimisht se a do te kete terheqje nga Trusti