Zbulohet versioni i ri i Covid-19, pacienti i infektuar për 49 ditë thuajse pa simptoma

Zbulohet versioni i ri i Covid-19, pacienti i infektuar për 49 ditë thuajse pa simptoma

Studiuesit kinezë pretendojnë se ata mund të kenë zbuluar një nën-lloj të ri të koronavirusit i cili ka aftësi të infektojë njerëzit në një shtrirje më të gjatë kohore.

Ekspertët gjetën një rast të pazakontë të një burri të moshës së mesme me sëmundjen e COVID-19 i cili ishte infektiv për 49 ditë një kohë rekord, asnjëherë e raportuar më parë.

Simptomat e tij ishin të lehta. Rasti ‘kronik’ tregon një version të Covid-19 që mund të përhapet mes njerëzve për javë të tëra, dhe mbartësi nuk tregon shumë simptoma.

Duket edhe më e vështirë të identifikohet dhe po ashtu edhe më e vështirë për t’u kuruar. Burri duhej të merrte plazmë nga gjaku i një të mbijetuari me COVID-19 në mënyrë që të shërohej.

Studimi u botua në 27 Mars në medRxiv. Dhe kjo do të thotë se nuk është ekzaminuar nga shkencëtarë të tjerë akoma.

Burri i infektuar ishte diagnostikuar në Wuhan dhe ka shfaqur për më shumë se një javë vetëm ethe dhe asnjë simptomë tjetër.

Testet e tij rezultuan pozitivë përmes tamponëve të kryer në ditët:17, 22, 26, 30, 34, 39, 43 e 49.

Vetëm ditën e 47 rezultoi negativ dhe mund të ketë qenë një fat rastësor.

Kjo tregon që pacienti ishte duke ‘përhapur’ virusin për 49 ditë me rradhë pa u diagnostikuar.

Studimet tregojnë se virusi tregon çdo shenjë brenda 20 ditëve, rasti i mëparshëm kishte zgjatur 37 ditë ndërsa tani me këtë pacient ka shkuar në 49 ditë.

Sa më e gjatë të jetë kohëzgjatja e shfaqjes, aq më të rënda do të jenë rezultatet, thanë doktorët.

Burimi: http://lajmekosovare.info/uncategorized/zbulohet-versioni-i-ri-i-covid-19-pacienti-i-infektuar-per-49-dite-thuajse-pa-simptoma/?fbclid=IwAR3TNv0ch8XbYX1zOhpDFnP5bSIx56dqinn70Dr_fUPuBc-2hoD5qdA_I4Y

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *