

Niko Peleshi, në një intervistë për emisionin “Top Talk” ka komentuar ndikimin e tensionit Ukrainë-Rusi në Ballkanin Perëndimor.
Një konfIikt i mundshëm në Lindje, do të ndikonte menjëherë në rajonin tonë, sipas ministrit, dhe kjo për disa arsye: “Nuk po themi që jemi të kërënuar nga një konfIikt ushtarak, jemi dhe larg, dhe afër Ukrainës. Një konfIikt i mundshëm ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, ka valët e veta.
Dhe ne jemi një ndër vendet më pranë gjeografikisht, por dhe më pranë problemeve politike që shumë vend e të Ballkanit Perëndimor kanë, mund të sjellë një cenim të stabilitetit politik dhe ulje të nivelit të sigurisë në rajonin tonë”.
Disa deklarata nga qeveria ruse, mes të cilave dhe ajo se në Ukrainë ka mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova, Peleshi i cilësoi si shqetësuese, ndërsa shtoi se duhet marrë seriozisht: “Kemi disa deklarata shqetësuese, të cilat nuk duhet t’i marrim si spontane, duke filluar nga presidenti rus Vladimir Putin, që në takim me kancelarin gjerman Scholz, hoqi një paralele të rrezikshme, sepse u mundua të heqë një paralele, sepse u mundua të sjellë ndërhyrjen ushtarake të NATO- në Kosovë, në Serbi, në paralel me bombrdimet. Ishte diçka shumë ndryshe. Kishte genocid në Kosovë. Kishte filluar spastrimi etnik dhe nuk ka lidhje fare me atë që ndodh në Luhansk dhe Donesk. Janë situata krejt të ndryshme”.