

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka uruar Shkupin dhe Athinën për Marrëveshjen e Prespës, por ka thënë se problemet mes Kosovës e Serbisë janë njëqindfish më të rënda dhe se këto çështje nuk mund të barazohen.
Ai thotë se Maqedonia e Greqia e kanë pasur probIemin vetëm me emrin, “ndërsa probIemet tona me Prishtinën janë njëqindfish më të rënda dhe këtë duhet ta kuptojnë njerëzit”, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.
“Dëshirojmë të zgjidhim çështjen e Kosovës, por ajo s’mund të barazohet [me atë Maqedoni-Greqi] sepse janë drastikisht të kundërta edhe për nga pesha edhe për nga pasojat që bartin në vete. Politika e Serbisë dhe ajo që neve na sjell më së shumti të mira dhe shpresë është politika e stabiIitetit rajonal, e kufijve të hapur, sepse në kuptimin ekonomik askujt s’i frikësohemi. Për herë të parë e kemi tejkaIuar Bosnje e Hercegovinën në janar me paga, e edhe me pensione, dhe kjo diferencë vetëm sa do të theIIohet”, tha ai në Novi Sad.
Presidenti serb, duke folur për zgjidhjen e mundshme me Kosovën, ka thënë se nuk është vetëm Gjermania që e ka njohur Kosovën me k ufijtë aktuaIë, por janë gjithsejtë 22 shtete të BE-së.
“Nuk është vetëm Gjermania, por janë 22 nga 27 shtete anëtare të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës në k ufijtë e krahinës sonë jugore”.
“Ndonjëherë këtë e harrojmë, sepse ndonjëherë dëshirojmë të harrojmë botën, e 20 minuta më vonë dëshirojmë të jemi pjesë e botës dhe shpesh po ikim nga realiteti. Besoj se Gjermania do të mbajë IIogari, jo vetëm për Dialogun, por edhe për arritjen e zgjidhjes së k0mpr0misit. Se a do t’ia dalim kësaj, mbetet të shihet”, dekIaroi presidenti serb, Vuçiq.
Sipas tij, ka interesa nga disa palë, nga shqiptarët, por edhe nga disa fuqi të mëdha, që nuk dëshirojnë të zgjidhin probIemin Kosovë-Serbi.
Vuçiqi tha se Serbia do të jetë një nga vendet e para që do të njohë Maqedoninë me emrin e saj të ri kushtetues, që është Maqedonia Veriore.
Vuçiq e pranon se probIemi me Kosovën e Kurtit është më i madh! – Online (trendeonline.com)