Vjosa Osmani jep super Iajmin per anetarsimin ne KeshiIIin Europian ja ne ciIen Faze jane, Por Jep edhe nje Shprese per NATO

Përmes një adresimi për media, Osmani ka thënë se vendi është duke punuar për anëtarësime në organizata ndërkombëtare.Presidentja është shprehur optimiste për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës por sipas saj nga aplikimi deri në anëtarësim duhet një periudhë kohore.Ne tashmë kemi dakordimin si institucione, dhe unë si drejtuese e Politikës së Jashtme kam kërkuar që sivjet të bëhet aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për aplikim, por ta keni parasysh se për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shteteve të ndryshme, iu është dashur kohë e ndryshme për pranim. Dikujt i është dashur 1 vjet e dikujt tjetër 5 vjet për anëtarësim. Ne po punojmë që me partnerët tanë kjo kohë të jetë sa më e shkurt”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

“Siç e dini më shumë se 2/3 e shteteve anëtarë të këshillit të Evropës e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës dhe ne shpresojmë se këto do të votojnë në favorin tonë”.Mirëpo Osmani ka shprehur hezitim sa i përket anëtarësimit të vendit në NATO.Anëtarësimi në NATO është proces shumë më i komplikuar pasi kërkon votim me dhe vendim me unanimitet. Në NATO ende janë katër shtete që nuk e kanë njohur Kosovën. Kurse hapat tanë janë që të sigurohemi se i plotësojmë kriteret për anëtarësim në këtë organizatë.

Vjosa Osmani jep super Iajmin per anetarsimin ne KeshiIIin Europian ja ne ciIen Faze jane, Por Jep edhe nje Shprese per NATO – New (news372media.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *