
Profesor, doktor Enver Bytyçi, përmes një postimi në facebook ka shkruar lidhur me “Open Balkanin”, nismë kjo e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Duke treguar avantazhet dhe disavantazhet e “Open Balkan”, Bytyçi ka paralajmëruar një skenar të rëndë për shqiptarët. “Serbët e përmes tyre rusët do të blejnë pasuritë e patundshme të shqiptarëve në vendin e Shqiponjave! Dhe pas një ose dy dekadash shqiptarët do të shndërrohen shërbëtorët e serbëve dhe rusëve”, shkruan Bytyçi.
Sipas tij, Kosova do të izolohet ekonomikisht dhe politikisht. “Kosova do të izolohet ekonomikisht dhe politikisht. Këtë e paralajmëroi edhe kryeministri i Shqipërisë nga Beogradi, kur tha se do te vini në kufijtë e shteteve të Open Balkan dhe nuk do t’ua hapim derën. Kosova do të izolohet nga pikëpamja diplomatike, sepse diplomacia e Shqipërisë i është bashkuar tashmë diplomacisë serbe kundër Kosovës, së paku nga orientimi i politikave qeveritare”, shkruan ndër tjerash profesor Bytyçi, përcjellë “Bota sot”.