Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi dje se Rusia ka siguruar vaksinën kundër Covid-19.
Putin tha se gjatë disa testimeve vaksina ka rezultuar e suksesshme dhe se ofron një imunitet të qëndrueshëm ndaj COVID-19.
Madje ai tha se njëra nga vajzat e tij tashmë është vaksinuar, dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Gjëja më e rëndësishme është që të sigurohet një siguri e plotë e vaksinës dhe efikasitetit të saj”, tha ai ndërsa shtoi se një nga dy vajzat e tij ka marrë vaksinën.
Në mediat e huaja kanë qarkulluar edhe pamje nga momenti ku vajza e Putin injekton vaksinën.
Putin ka dy vajza, Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova. Ende nuk dihet se cila prej tyre ka provuar vaksinën ruse ndaj COVID-19.
Mediat e huaja kanë publikuar disa foto të tyre, por ato dalin shumë rrallë në media.
Ndërkaq Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur dyshimet për vaksinën ruse. OBSH i bëri thirrje Rusisë që të ndjekë udhëzimet ndërkombëtare në prodhimin e vaksinës kundër infeksionit COVID-19.
Ndonjëherë studiuesit individualë pretendojnë se kanë gjetur diçka, që natyrisht është një lajm i jashtëzakonshëm,” u tha zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier gazetarëve.
“Por ekziston një ndryshim i madh midis gjetjes ose indikacioneve se njBurimi:https://abcnews.al/video-momenti-kur-vajza-e-putin-merr-vaksinen-kunder-covid-19/ vaksinë po funksionon dhe një vaksinë që ka kaluar të gjitha fazat,” shtoi ai.
Burimi:https://abcnews.al/video-momenti-kur-vajza-e-putin-merr-vaksinen-kunder-covid-19/
Ky lajm është i rremë sepse video e cila po tregohet këtu kinse si vajza e Putinit po vaksionohet kundër Covid-19 me vaksinën që Rusia e ka siguruar kundër këtij virusi, është video fake. Vajza në video është thjesht një vullnetare e quajtur Ntalia, dhe që kjo video është bërë në muajin qershor.