VAKSINA RUSE KUNDËR COVID-19 HYN NË KOSOVË/ I pari që e provon është ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik. Ja rezultati

Vaksina ruse kundër COVID 19 duket se ka hyrë në Kosovë.

Kjo të paktën kuptohet nga një postim i ish-ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka i cili rrëfen se është vaksinuar bashkë me familjen.

“Unë dhe familja ime morëm vaksinën ruse për COVID19 dhe nëse keni frikë se nuk është testuar, e provova dhe jam i lumtur të raportoj se nuk ka asnjë efekt anësor”, shkruan ish-ministri.

Lajmi referuar presidentit Vladimir Putin se shkencëtarët rusë kanë zbuluar vaksinën e parë të sigurt dhe efektive në botë për koronavirusin ka shkaktuar mjaft debat në mbarë botën teksa Amerika nuk ka nguruar të shfaqë skepticizmin e saj.

Por pavarësisht të gjithave, vaksina duket se është shumë pranë edhe Shqipërisë, tani që po e testojnë edhe personazhe të rëndësishëm të jetës publike në Kosovë.

 

Burimi:https://alpenews.al/vaksina-ruse-kunder-covid-19-hyn-ne-kosove-i-pari-qe-e-provon-eshte-ish-ministri-i-zhvillimit-ekonomik-ja-rezultati/

 

Ky lajm nuk është i vertetë sepse ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka nuk ka deklaruar që ka marrë vaksinën ruse për Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *