Urime / Von Cramon tregon daten kur Kosovarët mund të lëvizin pa viza


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se pas muajit prill mund të shihet nëse do të merret ndonjë vendim sa i përket zhbl lokimit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Në një intervistë për KTV-në, ajo ka thënë se ndonëse është një proces i vonuar pasi siç shprehet ajo, Kosova ka kaluar nëpër të gjitha reformat, ka lëvizje nga Qeveria holandeze.

Qëndrimin e Holandës dhe Francës sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, Von Cramon e ka lidhur me azilkërkuesit nga Shqipëria. “Nuk e kam idenë sesi po zhvillohet debati i brendshëm në fushatën zgjedhore franceze. Franca e përdor aspektin e Kosovës përherë bashkë me azilkërkuesit shqiptarë, andaj ata gjithmonë e përdorin këtë për debatin e brendshëm.


Mendoj se nga debati gjeostrategjik duhet të jetë e qartë se Kosova i përket Bashkimit Evropian, se Kosova më shumë se cilido vend tjetër e meriton liberalizimin e vizave, ka kaluar nëpër të gjitha reformat. Dua të them, ne që të dy e dimë se zgjedhjet janë afër, mendoj se më 3 prill apo më 19 prill, se pastaj është raundi i dytë dhe me shpresë, pas kësaj, do të mund të shihnim çfarëdo lloj vendimi që ka të bëjë me zhbllokimin e liberalizimit të vizave.

Ësht ë e vonuar dhe e di se qeveria holandeze ka lëvizur, porse natyrisht ata kanë parë rritje të numrit të refu gjatëve, veçanërisht të az ilkër kuesve nga Shqipëria, dhe nuk duan që ta shohin këtë sërish. Andaj, Qeveria në Kosovë duhet që t’i kryej detyrat e saja të shtëpisë dhe duhet të tregojë përsëri, e di i ka përmbushur të gjitha kërkesat teknike, por në aspektin që të sigurojë se janë vendosur të gjithë mekanizmat që mos të ketë njerëz që mund të kërkojnë a zil, se nuk do ta bra ktisin vendin e kështu me radhë”, ka thënë ajo.

Urime / Von Cramon tregon daten kur Kosovarët mund të lëvizin pa viza – My Blog (lajme.icu)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *