Urime Kosovë!! Eurodeputeti austriak ia “ngushton” kollaren Vuçiqit, kërkon ta njohë Kosovën menjëherë

Lukas Mandl, deputet austriak në Parlamentin Evropian, ka thënë në mënyrë që Serbia të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, është që ajo ta njohë Kosovën.
Kështu ka deklaruar deputeti austriak i PE-së, përmes një postimi në Twitter, ku ka shtuar se ky veprim i Serbisë duhet të bëhet pa vonesë, shkruan lajmi.net.
“Asnjëherë nuk e dija se do të kishte një alternativë për evropianët (në këtë rast Serbia) në rrugën drejt BE-së. Por mirë nëse Aleksansar Vuçiq e kujton tani. Hapi i parë pas kësaj “përvoje të Damaskut” duhet të jetë njohja e shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, pa vonesa të mëtejshme”, ka thënë Mandl.

Deklarimet e Mandl vijnë pas konferencës për shtyp të Vuçiqit, i cili e konsideroi si ekzistent dialogun Kosovë-Serbi.
“Ne patëm një përpjekje për dialog në Berlin, por zotërinjtë nuk donin dialog dhe ata refuzuan një deklaratë të përbashkët”, deklaroi Vuçiq dje.
Mandl ka qenë i zëshëm edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, i cili përgëzoi kosovarët për durimin, duke thënë se edhe ai vetë e ka humbur durimin për këtë çështje

 

Urime Kosovë!! Eurodeputeti austriak ia “ngushton” kollaren Vuçiqit, kërkon ta njohë Kosovën menjëherë (gazetastar.pw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *