Drejtues të Organizatës Nacionale të Turizmit të Malit të Zi kanë shpalosur të premten në Prishtinë ofertat turistike për sezonin veror 2022.
Përfaqësues të kësaj organizate thanë se janë përgatitur për pritjen e turistëve duke ftuar kosovarët t’i kalojnë pushimet në bregdetin malazez.
“Ajo që është interesante është që Mali i Zi, për këtë vit e ka përgatitur një ofertë turistike të llojllojshme. Turizmi është munduar dhe ende po mundohen që t’i mbajnë çmimet në nivelin e vitit të kaluar, edhe pse po e shohim që për çdo ditë po rriten çmimet e të gjitha gjërave ushqimore dhe shërbimeve të ndryshme. Mirëpo, duke respektuar rëndësinë e këtij tregu, po mundohemi që çmimet t’i mbajmë në nivelin e vitit të kaluar”, theksoi ajo.
Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Gëzim Hajdinaga pret që në këtë vit të shtohet edhe më shumë numri i turistëve nga Kosova, derisa tha se Ulqini është më i lirë se Prishtina.
Në këtë konferencë për media ofertat e turistike i kanë prezantuar edhe përfaqësuesit e qyteteve tjera bregdetare, nga Cetinje, Podgorica, Tivari dhe Budva. Po ashtu përfaqësuesit nga Mali i Zi, theksuan se autoritetet atje kanë hequr masat parandaluese për COVID-19, dhe nuk kërkohet më në kufi certifikata e vaksinimit./KP