
TURP/ Ja se si Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk shprehen asnje kusht per dialogun me serbine – Po e thote zyrtarja Amerikane.Donfried: Takova Kurtin dhe Osmanin, nuk shprehën asnjë kusht për dialogun.Ndihmës-Sekretarja Amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, ka thënë se në takimin që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe krye,ministrin Albin Kurti, ata nuk shprehën asnjë kusht për dialogun me Serbinë.Donfried tha se Kurti e Osmani u shprehën të gatshëm për t’u angazhuar me seriozitet dhe kreativitet në dialog, duke mos kërkuar asnjë kusht.“Kuptimi i qartë që e kam nga ajo që të dytë, presidentja dhe krye,ministri, më thanë është se ka gatishmëri për tu angazhuar me seriozitet dhe kreativitet në dialog dhe nuk pati asnjë kusht që u shpreh për këtë”, tha Donfried në një intervistë për T7.

Ajo shtoi se nuk ka njohuri për afate kohore specifike sa i përket dialogut, por se tha nëse ka vullnet nga të gjitha anët, do të ketë lëvizje po,ziitive.“Së pari, jam shumë e lumtur që jam në Kosovë dhe faleminderit që gjetët kohë për këtë intervistë. Dje pata mundësinë që të flas me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti dhe mendoj se ata e ndajnë ndjenjën tonë sa e rëndësishme është që dialogu i lehtësuar nga BE-ja të ecë përpara. Sipas pikëpamjes sime, është e qartë se e ardhmja e Kosovës është si anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. E jetike për të ecur drejt atyre qëllimeve është një marrë,veshje gjithëpërfshirëse që synon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e përqendruar në njohjen e ndërsjellë.Ne e shohim këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja si pjesë kyçe të saj dhe për këtë arsye jemi kaq të etur që të shohim përparim. Nuk i di afatet kohore specifike, por mendoj se do të shohim lëvizje po,ziitive nëse ka vullnet nga të gjitha anët”, tha Donfried.