Titulli Kompania gjermane Thyssenkrupp do të ndërtojë fabrikë të çimentos në Kosovë

 

 

Një tjetër varr masiv është zbuluar në rajonin e Kievit, i cili dyshohet se ndodhen trupat e pajetë të rreth 900 personave.

Lajmi i trishtë është dhënë nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një intervistë të publikuar këtë të premte nga mediat polake. Ai akuzoi trupat ruse për tentativën e fshehjes së gjurmëve dhe përdorimin e krematoriumeve të lëvizshme për të djegur kufomat.
Askush nuk e di sa njerëz kanë vdekur në total. Do të ketë pasoja, do të ketë një hetim”, tha Zelensky, i cili nuk dha detaje të tjera.
Më herët, Ukraina ka akuzuar trupat ruse për vrasjen e qindra civilëve në Bucha, Borodyanka dhe Irpin, qytete pranë kryeqytetit Kiev, të cilat ishin të pushtuara për javë të tëra nga Rusia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *