Të tjera detaje dalin në dritë/ Elsa Lila ka pasur lidhje intimè me bosin e saj, gazetarja: Ishte dinake ajo e mësonte

Gazetarja Anduena Llabani ka treguar detaje të reja lidhur me lajmin e ditës. Më saktë, për rolin e këngëtares shqiptare Elsa Lila në grupin e strukturuar që u kap së fundmi në Itali.

Rozë

Të tjera detaje dalin në dritë/ Elsa Lila ka pasur lidhje intimè me bosin e saj, gazetarja: Ishte dinake ajo e mësonte…

Në një intervistë për MCN Live, Llabani u shpreh se Lila ka pasur një kasafortë, ku mbante dokumente dhe paratë që xhiroheshin nga grupi, por nuk ka marrë pjesë vetë në transport apo procese të tjera.”Bëhet fjalë për 7 shqiptarë dhe dy italianë. Elsa Lila thjesht ka pasur një kasafortë, disa dokumente ku mbante paratë që xhiroheshin nga grupi. Ajo i ofronte strehim Bocit, kreut të grupit”, tha gazetarja.”Elsa nuk merrte pjesë në punët si magazinimi apo transporti, por shfaqej në kontabilitet. Në dosje thuhet se Elsa Lila shfaqej me djallëzi dinake, ku këshillonte Bocin të paguante forcat e ren dit për t’i shpëtuar kontrollit.

Emri i këngëtares është evidentuar në vitin 2019. Duhet parë lidhja e Elsa Lilës me Arindin, boksierin. Elsa Lila ka qenë njeri i besuar që të mbante para në shtëpinë e saj? Apo fama ia ka dhënë këtë si mburojë?””Deri tani, në Shqipëri nuk ka mbërritur asnjë dokument, asnjë material në lidhje me këtë ngjarje. Kjo ka nisur në Itali dhe vijon të mbetet aty.

E gjitha sapo ka nisur dhe nuk mendohet që numri i personave të pyetur të mbyllet me 9″.”Nuk duket që Elsa Lila të ketë veprimtari në Shqipëri. Prej kohësh ajo ishte shkëputur nga skenat shqiptare. Ne kemi edhe një ish-boksier që ka qenë prezent dhe aktiv në këtë grup”, tha gazetarja në fund.

/web.gazetakorrekte.com/te-tjera-detaje-dalin-ne-drite-elsa-lila-ka-pasur-lidhje-intime-me-bosin-e-saj-gazetarja-ishte-dinake-ajo-e-mesonte/?fbclid=IwAR05xOJEjscjy1PLF_X1v4DLMSAhHu2oEMdwXappId2hrJENuQrEDEWt0wQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *