Studimi: Kjo është shenja e parë dhe e sigurt që tregon se mund të jeni infektuar me koronavirusin

Studimi: Kjo është shenja e parë dhe e sigurt që tregon se mund të jeni infektuar me koronavirusin

Probleme me tretjen si diharreja mund të jenë shenja e parë e koronavirusit për shumë pacientë. Të paktën në këtë përfundim ka dalë një studim i fundit. Të dhënat janë publikuar në një studim të botuar në American Journal of Gastroenterology.

Thuajse gjysma e pacientëve me koronavirus, në spitalet e provincës kineze Hubei, ankoheshin si fillim për probleme me trertjen.

Kërkuesit kanë zbuluare se thuajse gjysma, 48.5% e 204 pacientëve që janë analizuar në studim janë shprehur se shenja e tyre e parë ishte probleme me tretjen, si diharrea, të vjella, dhe dhimbje abdominale.

Një numër më i vogël i këtyre rasteve, 7%, raportuan edhe probleme respiratore, që është edhe një nga simptomat më të zakonshme të lidhura me virusin.

Studiuesit thanë se zbulimet e reja kanë një rol të rëndësishëm pasi mund të ndihmojnë specialistët në zbulimin e virusit. Me diagnozën e hershme, mjekët mund të lëvizin më shpejt për të karantinuar këta pacientë, duke ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së pandemisë.

“Mjekët duhet ta kuptojnë që simptomat e tretjes, të tilla si diarrea, mund të jenë një tipar dallues i COVID-19,” përfunduan studiuesit, duke shtuar se ata nuk duhet të “presin që të shfaqen simptomat e vështirësive në frymëmarrje për të vepruar.

Burimi:https://bota.live/studimi-kjo-eshte-shenja-e-pare-dhe-e-sigurt-qe-tregon-se-mund-te-jeni-infektuar-me-koronavirusin/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *