Sindi Loci ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e mëngjesit në televizionin kosovar T7 ku për të disatën herë ka folur mbi eksperiencën në “Përputhen”.
Loci ka treguar se është ndjerë në presion gjatë gjithë kohës në emision jo vetëm nga autorja e emisionit Olsa Muhameti, por edhe nga moderatorja Bora Zemani dhe opinionisti Arjan Konomi.
“Jam ndjerë në presion nga gjithëkush aty, jo vetëm nga konkurentët, opinonisti, jam ndjerë në presion edhe nga prezantuesja dhe nga autorja dhe mendoj se e kam menaxhuar veten time shumë mirë pa pasur parasysh që njerëzit aty nuk parë asnjë nga prapskenat që ne ishim gjatë gjithë kohës”, është shprehur ish-konkurentja.
Sindi pas Për’puthen nuk flet mirë për Bora Zemanin, ja çfarë tha ajo (literal.media)