Shqiprim Arifi tregon se si i ka raportet me Kurtin,dhe nëse jan të acaruara pse?

Shqiprim Arifi, ka thënë se ka marrëdhënie të mirë me Albin Kurtin.
Përçarja e politikës shqiptare në Luginë të Preshevës ditëve të fundit u bë temë edhe në Kosovë, ku kryeministri Albin Kurti doli hapur në mbështetje të Ardita Sinanit dhe kundër shkarkimit të saj nga pozita e kryetares.

Ndërsa, ministri Liburn Aliu që është me prejardhje nga Lugina e Preshevës akuzoi Shqiprim Arifin se nuk kishte gatishmëri për unifikim të shqiptarëve në Luginë.
Gazeta Online “Reporteri.net”, ka realizuar një intervistë me kryetarin e ri të Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili tregon raportet që ka aktualisht me kryeministrin Albin Kurti, dhe arsyen e ‘përplasjes’ me ministrin Liburn Aliu.
Cilat janë sot raportet tuaja me kryeministrin Kurti? Nëse janë të acaruara, pse?

Me kryeministrin Kurti kemi marrëdhënie të mirë, të shkëlqyeshme, një mirëkuptim dhe dakordim në një masë të madhe për politikvn në vendin tonë, në Kosovë dhe në rajon.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *