Shërbimet E SHBA-Së Thonë Se Putin Po Përgatitet Për Një Luftë Të Gjatë Në Ukrainë

 

Lufta në Ukrainë ka nisur që nga 24 shkurti, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.

Por drejtoresha amerikane i Inteligjencës Kombëtare beson se mund të jemi ende larg fundit.

Avril Haines tha në një seancë dëgjimore në Senat se veprimet ruse mund të përshkallëzohen dhe të bëhen më të paparashikueshme në muajt e ardhshëm – dhe një fitore në Donbas mund të mos jetë fundi i konfliktit.

“Tendenca aktuale rrit gjasat që presidenti Putin të kthehet në mjete më drastike”, tha ajo.

“Ne vlerësojmë se presidenti Putin po përgatitet për një konflikt të zgjatur në Ukrainë, gjatë të cilit ai ende synon të arrijë qëllime përtej Donbasit”, theksoi ekspertja.

 

Shërbimet e SHBA-së thonë se Putin po përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainë – Online (trendeonline.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *