SHBA Thërret Kurtin Urgjentisht Në Dialog, Washingtonin Do Një Pakt Me Serbinë, Por “Kushtetuta E Kosovës, E Shenjtë Dhe Nuk Preket”

Pas përfundimit të vizitës së përbashkët e përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Miroslav Lajçak, Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka publikuar një mesazh për Prishtinën zyrtare, transmeton gazeta ditore.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, ambasada thotë se SHBA mbështet fuqimisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja, dhe dialogu është mënyra më e mirë për liderët e Kosovës për t’iu ofruar qytetarëve të saj një të ardhme evropiane.Ajo thotë se status quo-ja është e paqëndrueshme dhe i kërkon qeverisë Kurti angazhimin urgjent nga të gjithë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila do të përfundonte me njohje reciproke”. HAP REK LAMEN ME POSHTE PER TE VAZDHUAR

“Askush nuk po kërkon nga liderët e Kosovës që të komprometojnë sovranitetin e Kosovës, të heqin dorë nga integriteti i saj territorial ose të shkelin Kushtetutën e saj. Ato janë të shenjta”, thuhet tutje në postimin e Ambasadës së SHBA-së.

Të dy të dërguarit e posaçëm i dhanë fund sot një vizite në Kosovë, dhe pasdite janë nisur për Beograd, në kuadër të përpjekjeve për të rifilluar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.Që nga e hëna Escobar dhe Lajçak ata janë takuar me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, partive politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar rrjedhën e mëtejme të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. HAP REK LAMEN ME POSHTE PER TE VAZDHUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *