ShBA-ja s’do të importojë më vodkë dhe havjar nga Rusia

ShBA-ja do të ndalojë importin e alkoolit dhe ushqimeve të detit, siç janë vodka dhe havjari, nga Rusia.

Kështu ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN-in, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti amerikan, Joe Biden, nga Shtëpia e Bardhë, ka bërë thirrje për revokimin e statusit të Rusisë si “kombi më i favorizuar”, që njihet si marrëdhënie normale tregtare e përhershme në ShBA.

Masa, e cila është koordinuar me G7-ën dhe aleatët e BE-së, do të kërkojë miratim të Kongresit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *