SHBA i jep ‘shupIakën’ Vuçiqit dhe opozitës në Kosovë: Shtëpia e Bardhë hap dyert për Vjosën e Albinin, për Vuçiqin ‘nuk ka vend’

 

Visual search query image

Bytyçi: Në Shtëpinë e Bardhë nuk do të pritet ambasadori i Kosovës në Uashington, por vetë kryeministri Kurti e presidentja Osmani“.Vuçiq nuk është ende i dëshirueshëm në Shtëpinë e Bardhë”.Profesor, doktor Enver Bytyçi, për gazetën “Bota sot” ka folur lidhur me fotografinë që ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq e publikoi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Sipas tij, lobimi i Gjuriqit te ligjvënësit amerikanë ka dhënë frytet e veta.

“Marko Gjuriq shkoi ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një optimizëm të madh përfaqësimi të Serbisë në Uashington. Në fakt ai ka mundur që të krijojë një klimë të re të marrëdhënieve serbo-amerikane. Ai ka lobuar fort që sa më shumë senator e ligjvënës amerikanë të mbështesin politikat dhe strategjitë serbe në rajonin tonë. Ka bërë gjithçka që të penetrojë në Shtëpinë e Bardhë, derisa këto ditë hyri atje dhe takoi presidentin Biden. Sigurisht që ky është një sukses i Gjuriq”, thotë Bytyçi. Ai thekson se vizita e Gjuriqit në Shtëpinë e Bardhë ka dy anë.

SHBA i jep ‘shupIakën’ Vuçiqit dhe opozitës në Kosovë: Shtëpia e Bardhë hap dyert për Vjosën e Albinin, për Vuçiqin ‘nuk ka vend’ – New (news372media.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *