SHBA Dhe BE Vendosin Për Paktin E Detit!: Në Dëm Të Shqiptarëve Nuk Pranojmë Marrëveshje!

 

 

Historiania shqiptare, Elena Kocaqi, thotë se Shqipëria nuk ka më ter.ritor për të hʋmbur dhe duhet të jetë e kujdesshme gjatë negociimit me Greqinë për çështjen e detit.

E ftuar në Ora News, Kocaqi vlerëson se me dorëheqjen e Kotzias si Ministër i Jashtëm dhe ku.ndërshtitë që solli në Greqi marrëveshja e Prespës ka një ngërç në dialogun mes palëve, por që beson se kjo situatë do të tejkalohet dhe ndarja e zonave ekskluzive në detin Jon do të bëhet.

Elena Kocaqi: Midis dy vendeve duhet të ketë qetësi, dialog, bashkëpunim pa k eqkuptime. Historia e m ani puluar deri tani ka nxitur u rr ejtje mes dy vendeve, sikur ata janë të ndryshëm dhe ne jemi të ndryshëm. Nga prejardhja, gjaku dhe etnia ne nuk kemi shumë ndryshim prej tyre. Kjo është bërë në rang politik dhe fetar më tepër sesa në rang njerëzor. Po të shkosh në Greqi midis njerëzve nuk ka probleme, njerëzit kuptojnë.

Tspiras është një politikan i moderuar, i cili nuk mund të krahasohet me politikën e vjetër të Greqisë dhe ka bërë disa reforma brenda Greqisë që janë për të mirën e vendit, të mirën e Greqisë në kushtet e krizës që ndodhet me një borxh prej 700 mld eurosh të brendshëm dhe të jashtëm.Por ndoshta ka një ngrirje të marrëveshjes për shkak të dorëheqjes së Ministrit të Jashtëm grek Kotzias, që e kishte negociouar personalisht këtë marrëveshje dhe për shkak të problematikave që krijoi brenda vendit marrëveshja e Prespës, është lënë disi në harresë.

Por nuk mendoj se kjo nuk do të negociohet si marrëveshje deti, do të ndahet zona ekskluzive ekonomike sepse ka marrëveshje ndërkombëtare që e garantojnë. Por unë mendoj se këto duhet të ndahen në bazë të ligjit ndërkombëtar, në bazë të marrëveshjeve që Greqia ka me vendet e tjera dhe jo të përdoren dy standarde, Shqipërisë ti kërkohet një standard tjetër dhe Greqia nga Turqia dhe Italia të kërkojë një standard tjetër. Edhe ne duhet të mbrojmë zonën ekskluzive ekonomike të Jonit.

Shqipëria në 200 vite ka humbur territor të jashtëzakonshëm, Iliria antike. Sot nuk e kemi, me Kosovën kemi 40 km katrorë. Nuk kemi territor për të humbur më, në këtë aspekt Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme në çështjet e territorit. Kur ti negocion burimet ekomike, negocion të ardhmen e një vendi.

Marrëveshja Shqipëri-Greqi do të “vuIoset” nga ndërkombëtarët

SHBA dhe BE vendosin për Paktin e Detit!: Në dëm të Shqiptarëve nuk pranojmë marrëveshje! – Online (active24news.com)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *