Serbia nxjerr në shitje ‘Shqipërinë’ për 3.8 MLN €

‘Albanija’ i ndërtuar në vitin 1939 është emëruar qiellgërvishtësi i parë i kryeqytetit serb, Beogradit. Një pjesë e tij ka dalë në shitje sot, përkatësisht 381 m2, me vlerë rreth 3,88 MLN €.

Qiellgërvishtësi ka dalë në shitje nëpërmjet një tenderi që është shpallur në muajin janar të këtij viti. Ndërtesa është emërtuar ‘Shqipëria’ pasi më parë aty ndodhej edhe taverna ‘Albanija’.

Albanija me një lartësi prej 53 metrash 4 kate të nëndheshme dhe një total prej 17 katesh. Hapësira që zë është 8000 m2. Pallati u cilësua si ndërtesa më e lartë e Evropës juglindore në kohën e ndërtimit të tij.

Serbia nxjerr në shitje ‘Shqipërinë’ për 3.8 MLN € – Plisi (trendliveg24.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *