Rusia dërgon b0mbardues berthamorë dhe raketa tokë-ajër, Biden pyetet pse po pret që lëvizjen e parë ta bëjë Putin

 

See the source image

“Pse po prisni që ta bëjë Putin lëvizjen e parë zotëri?”, e pyeti gazetarja. “Çfarë pyetje idiote”, tha Biden, duke qeshur. E në fakt, duket se Perëndimi po bën pikërisht këtë gjë, pasi deri tani vetëm ka paralajmëruar dhe kërcënuar Rusinë, për pasoja shkatërrimtare nëse pushton Ukrainën, transmeton gazeta ditore.

Të enjten, ai sqaroi komentin e një dite më parë, ku tha se mendonte që Rusia “do të futej” në Ukrainë, duke thënë që nëse ndonjë formacion ushtarak rus futej brenda territorit ukrainas, “kjo do të quhej pushtim”.

Alarmi për luftë ka rënë prej kohësh. Forcat ushtarake ruse janë mbledhur në kufirin me Ukrainën, pranë krahinave separatiste që kërkojnë të shkëputen, njëlloj si Krimea në vitin 2014. Gjithashtu, Rusia ka dërguar sisteme rak etore tokë-ajër S-400 në Bjellorusi, pasi muajin e ardhshëm do të zhvillojë zyrtarisht një stërvitje ushtarake atje. Por Perëndimi beson se ky është një plan i llogaritur mirë nga Putin, për të rrethuar Ukrainën nga të gjitha anët. Moska ka thënë gjithashtu se në Bjellorusi do të dërgohen edhe 12 avionë luftarakë Sukhoi Su-35.

Në një tjetër lëvizje, Rusia dërgoi dy avionë bom bardues bë rthamore, Tu-160, në Arktik. Ministria ruse e Mbrojtjes tha avionët fluturuan në Oqeanin Arktik, Detin Barenc dhe në Detin e Bardhë. Avionët, që kanë secili nga 12 predha bërthamore me rreze të shkurtër, qëndruan në fluturim për 13 orë, tha ministria e Mbrojtjes./Gazeta Ditore

Rusia dërgon b0mbardues berthamorë dhe raketa tokë-ajër, Biden pyetet pse po pret që lëvizjen e parë ta bëjë Putin – Online (news426media.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *