
Krijimi i një tanku, i quajtur Leopard 3 do të jetë një detyrë e vështirë që sigurisht do të kërkojë shumë kohë. Gjermania do të duhet të azhurnojë Leopard 2A7 (+), në mënyrë që t’i kundërpërgjigjet tankut të gjeneratës së ardhshme të Rusisë T-14 Armata.

Deri në vitin 2015 Gjermania dhe Franca po përgatiteshin për të zhvilluar së bashku një tank të ri, Leopard 3, për të zëvendësuar Leopard 2, i cili do të ishte në gjendje të konkurronte me tankun Armata të gjeneratës së ardhshme të Rusisë.
Në dhjetor të vitit 2014, parlamenti gjerman miratoi një propozim për të zhvilluar një brez të ri tankesh, një program që do të përfshihet në planifikimin afatmesëm të Ministrisë Gjermane të Mbrojtjes. Vendimi erdhi mes krizës ukrainase, ku tanket 225/7 Leopard 2A6 që Bundeswehr ishin të papërshtatshme.
Ministria Gjermane e Mbrojtjes njoftoi planet e saj për zhvillimin e “Leopard 3” për të zëvendësuar tankun e saj kryesor të betejës, Leopard 2. Leopard 2 ka shërbyer në 1979 dhe ishte konceptuar si pjesë e një plani për mbrojtjen e kufijve tokësore gjatë Luftës së Ftohtë.
Gjermania porositi më shumë se 2,000 prej tyre në fillim të viteve 1980. Megjithatë, aktualisht, vetëm rreth 240 janë në shërbim aktiv; por muajin e kaluar, duke përmendur situatën e sigurisë në Ukrainë, Ursula von der Leyen njoftoi planet për të riaktivizuar 100 tanke Leopard 2, raporton abcnews.al
Në nëntor 2014, von der Leyen njoftoi gjithashtu se do të shtonte 100 anije luftarake të blinduar “Boxer” në Bundeswehr.
Sipas Deutsche Welle, prodhuesi i Leopard 2, Krauss-Maffei Wegmann, ishte planifikuar të bashkohej me firmën franceze Nexter Systems gjatë këtij viti. Kjo i shtyu mediat gjermane të raportojnë se firma e re franko-gjermane, me më shumë se 6,000 persona dhe një qarkullim prej rreth 2 miliardë eurosh mund të jetë një kandidat i fortë për të fituar kontratën për të zhvilluar një tank të ri për Bundeswehr-in gjerman.