Romancë me këngëtarin e njohur? Dua Lipa reagon për herë të parë

Lajmi se këngëtari Jack Harlow e përmend shqiptaren Dua Lipa në albumin e tij të ri, madje titulli i një kënge ka emrin e saj, bëri bujë në rrjet.

Të gjithë e kuptuan se Jack po e gjuan hapur Dua Lipën, mirëpo gjithçka mori një tjetër rrjedhë mbrëmë kur Dua Lipa postoi në Tik Tok një video të sajën me në sfond një prej këngëve të Jack

Fansat menduan se kjo ishte gjithashtu një përgjigje nga ana e këngëtares shqiptare, që po shprehte pëlqim për Harlow.

Mirëpo, s’ka kaluar shumë dhe video e Duas është fshirë, me pretendimin se llogaria e saj në Tik Tok ishte vjedhur.

“Llogaria ime në Tik Tok është vjedhur. Unë as nuk e përdor fare atë gjë, kështu që gjithçka që shihni të postohet, nuk është nga unë.”- ka sqaruar ajo.

Mirëpo, askush nuk e besoi. Të gjithë mendojnë se ky ishte justifikimi i Duas pasi shprehu hapur pëlqimin për këngëtarin./Iconstyle

Romancë me këngëtarin e njohur? Dua Lipa reagon për herë të parë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *